Sport

Joshua injoron Wilderin, ky do të jetë kundërshtari i tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 08 November 2017

Përfaqësuesit e boksierit neo-zelandez Joseph Parker kanë bërë me dije se kanë nisur negociatat për një duel me britanikun Anthony Joshua, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshat e rënda. Parker mban titullin e kategorisë WBO, ndërsa Joshua ato të kategorive IBF dhe WBA, ndaj kjo sfidë do të thotë një kampion më pak në qarkullim. Por Joshua nuk është alternativa e vetme për Parker, që ka në listë edhe australianin Lucas Browne, një sfidë që mund të zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm. Megjithatë, në një konferencë shtypi të zhvilluar sot në vendlindjen e tij, Parker ka bërë me dije se Joshua mbetet objektivi i tij kryesor në sfidën e radhës në ring, shkruan telesport.

“Dua të përballem me Joshua. Ai mban dy tituj kampionë bote dhe unë dua ta testoj forcën e tij dhe të organizojmë së bashku një spektakël të madh. Këto përballje mes kampionësh janë një gjë e mirë për boksin. Për mua, ai është opsioni më i mirë”, ka thënë sot Joseph Parker, që mbrojti titullin kampion bote në shtator të këtij viti, kur mposhti Hughie Fury në Manchester, me vendim shumice të gjyqtarëve.

Menaxheri i Parker, David Higgins, ka bërë me dije se marrëveshja për këtë përballje mund të arrihet dhe sfida mund të zhvillohet vitin tjetër vetëm nëse shpërndarja e të ardhurave do të kënaqë të dy boksierët. “Unë dhe Hearn (menaxheri i Joshua) kemi shkëmbyer e-mail dhe të dy kemi të njëjtin mendim, se boksierët mund të përballen mes tyre. Tani mbetet për t’u zgjidhur çështja e të ardhurave nga kjo sfidë”, tha Higgins.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera