Sport

Joshua: Fury ku je?

Autori: Gazeta inFokus 00:38 | 30 April 2017

Anthony Joshua ka fituar me nokaut në rundin e 11 ndaj Wladimir Klitschko dhe kështu është shpallur kampion në pesha të rënda dhe kështu britaniku me këtë rast ka fituar tre tituj IBO, IBF dhe WBA.

Me këtë rast 27-vjeçari është shprehur i lumtur, por edhe ka treguar respekt maksimal për ukrainasin, por gjithashtu i ka bërë thirrje Tayson Furyt për luftë.

“Ashtu siç thash, nuk jam perfekt, por po përpiqem. Egon duhet ta lësh te dera dhe të respektosh kundërshtarin. Wladimir është një model për t’u ndjekur si në ring ashtu edhe jashtë”.

-Advertisement-

“Jam pak i emocionuar, e di se ka dyshues. Por, unë gërmoj thellë, do vazhdoj të përmirësohem”.

“Tyson Fury ku je? Hajde, më pëlqen të luftoj, do luftojë ndaj gjithkujt”, ka thënë Joshua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera