Sport

Joshua e bën të vetën, tashmë gjithçka në dorën e Wilder

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 14 December 2018

Dueli më i madh në boks po afrohet çdo herë e më shumë.

Anthony Joshua, i ka bërë thirrje për luftë boksierit amerikan, Deontay Wilder.

Britaniku madje ka caktuar edhe datën edhe vendin. 13 prill, në “Wembley”

-Advertisement-

“Kjo është situata ime. Wilder po thotë që unë nuk dua të luftoj me të” ka thënë Joshua për “BadLeftHook”.

“Unë kam thënë. Dua të përballem me Deontay Wilder, më 13 prill, në Londër. Nuk di çfarë të them më shumë që ky mesazh të mbërrij në vend”ka thënë tutje AJ.

“Ai është i interesuar të ndeshet me Furyn. Fury nuk ka asnjë titull botëror” ishin fjalët e britanikut.

Kujtojmë se Joshua mbanë katër tituj të ndryshëm botëror, kurse Wilder mbanë vetëm atë të “WBC”.

Ndeshja mes dy boksierëve do të ishte padyshim më interesantja në dekadën e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera