Sport

Josa tregon se si duhet të luaj Prishtina ndaj Europa FC

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 June 2018

Prishtina është e gatshme për ndeshjen e nesërme të Ligës së Evropës ku do të takohet me skuadrën FC Europa të Gjibraltarit. Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, pret që ndeshja të jetë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të jemi të përqendruar dhe nuk duhet nënvlerësuar për asnjë moment rivalin. Ashtu si ne, edhe ata janë skuadër e re për nga pjesëmarrjet në Evropë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të kujtojmë se e kemi edhe ndeshjen e kthimit. Nuk me rëndësi rreshtimi, por kompaktësia por gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi një rezultat të mirë para ndeshjes që e zhvillojmë në Kosovë”, ka thënë Josa.

Ndeshja ndërmjet FC Europa dhe Prishtinës zhvillohet nesër me fillim në orën 18:00, ndërsa ajo e kthimit më 5 korrik, në Mitrovicë, fillon në orën 19:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera