Sport

Josa: Ndeshje e vështirë, s’ka ndeshje të lehta

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 11 March 2018

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë maksimalisht e përqendruar, në takimin e sotëm përball Besës, shkruan infokusi.

“Ndeshje e vështirë, s’ka ndeshje të lehta. Unë e kam ndjekur Besën me Trepçën ’89 e cila ishte ndeshje e ekuilibruar dhe ku Besa mund të shënonte, por që shënoi Trepça ’89 fitoi me një autogol, kështu që në futboll çdo gjë mund të ndodh. Duhet të jemi shumë të përqendruar në punën tonë”, ka thënë kryetrajneri Josa për ndeshjen me Besën.

Besa dhe Prishtina takohen sot (e diel) në stadiumin “Shahin Haxhiislami” me fillim nga ora 12:30. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera