Sport

Josa flet para sfidës ndaj Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 09 April 2018

Sot zhvillohet takimi i fundit në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, shkruan infokusi.

Flamurtari e pret skuadrën e Prishtinës në stadiumin “Xhemail Ibishi”, përballje kjo e cila padyshim se do të jetë tejet interesante.

Në lidhje me këtë sfidë tejet të rëndësishme ka folutr trajneri i Prishtinës Mirel Josa.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Kjo që i ndodhi gjyqtares së Bundesligës është e turpshme

“Ne s’duhet shohim ndeshjet e ekipeve kundërshtare. Ne duhet shohim ndeshjet tona, të bëjmë detyrën tonë, pastaj të shohim tjerat. Do të jetë ndeshje e vështirë, siç janë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës. Mendoj që futbollistët kanë vu diçka në mendjen e tyre që duhet bërë punën e tyre fillimisht, pastaj të shohin kundërshtarët. Në këtë gjendje erdhëm që të shohim edhe kundërshtarët tonë, por pa bërë punën tonë s’kemi si t’i shohim ato. Unë siç thash, përballjen e shoh si shumë të vështirë, sepse edhe Flamurtari lufton për mbijetesë, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse edhe terreni nuk na lejon të bëjmë futbollin që duhet”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera