Rozë

Jonida Vokshi shfaqet joshëse në emision (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 September 2017

Prezantuesja Jonida Vokshi me plot të drejtë mund të konsiderohet prej femrave më atraktive shqiptare. Ajo këtë e ka dëshmuar edhe një herë në një emision të saj.

Jonida prej vitesh është drejtuese e një prej emisioneve më të shikuara në DigitAlb. Emisioni i saj “Thurrje”, njihet për formatin e veçantë dhe mysafirët që ballafaqohen me pyetje interesante.

-Advertisement-

Bukuroshja kësaj radhe ka preferuar një veshje më të shkurtër. Kështu, ka rënë në pah edhe trupi i saj atraktiv.

Jonida Vokshi me sukses po vazhdon karrierën si prezantuese, teks si aktore nuk po kalon nëpër periudhën më të mirë. Ajo prej kohësh nuk është e angazhuar në serialin “o Sa Mirë”.

Ajo ishte një prej personazheve më të preferuara të këtij seriali. Mediat nuk ndaleshin duke raportuar për të.

Tash Jonida është prej figurave kyçe të Digit Alb, por ajo shpesh është personazh i medieve rozë. Shkak për këtë është jeta private.

Ajo është përfolur për një lidhje me Capital T, të cilën të dy e kanë mohuar. Tash Jonida besohet se është ‘single’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera