Rozë

Johnny Depp, si kokrra e mollës

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 June 2018

Johnny Depp nuk është i sëmurë. Pamja e ditëve të fundit, i dobësuar ndjeshëm, që trembi fansat, nuk ka lidhje me shëndetin e aktorit 54-vjeçar

Depp është fotografuar ditët e fundit teksa shëtit me bandën e tij “The Hollywood Vampires” në Rusi dhe Gjermani. Burime pranë aktorit thonë se Depp ka humbur ndjeshëm peshë pasi po përgatitet për të luajtur në të vërtetë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer, në filmin “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.

Një rol sfidues për aktorin, thonë burimet pranë tij, ndaj dhe fiziku i tij duhet t’i përshtatet karakterit. Përkrah 54-vjeçarit do të luajnë aktoret Zoey Duetch dhe Rosemarie DeWitt.

-Advertisement-

Tashmë gjithçka është e qartë. Meqenëse filmi ende nuk është gati, Depp duhet të ruajë këtë fizik, i dobët dhe i pafuqishëm, ashtu si një njeri me një sëmundje të rëndë.

Të tjerë thonë se ylli kinematografisë është dobësuar, pasi do të jetë aktor kryesor në filmin “Njeriu i padukshëm”. Filmi rikthehet në versionin modern, pas atij të parë në vitin 1993, ku një shkencëtar i njohur si Griffin ia arrin me sukses ta bëjë veten të padukshëm për botën.

Pavarësisht mëdyshjeve që pas publikimit të fotove në Shën Petersburg javën e shkuar, aktori gëzon shëndet të plotë dhe po shëtit Europën.

.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera