Lajme

“Joe, je pushuar nga puna”, Trump ndjek fjalimin e Biden nga avioni. Ja ironia me presidentin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 25 July 2024

Donald Trump ka ndjekur fjalimin e Joe Biden nga avioni i tij personal, ndërsa ka ironizuar presidentin amerikan.

Në foton e parë, të realizuar nga fotografi i New York Times, Doug Mills, ish-presidenti shikon në një ekran televizori me vëmendje, ndërsa Joe Biden flet nga Zyra Ovale.Ndërsa në foton e dytë, nga këshilltari i tij Chris LaCivita ka publikuar foton e Trump, i cili ka kthyer shpinën nga Biden, në dukje i pashqetësuar për atë që ka për të thënë.

Më pas LaCivita teksa ka publikuar foton, kujton thënien e Trumpit: “Joe, je pushuar nga puna!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera