Lajme

Joe Biden: Stoltenberg tregoi lidership në drejtimin e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 04 July 2023

“E mirëpres njoftimin se NATO do të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për një vit të mëtejshëm”. Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Me lidershipin e tij të palëkundur, përvojën dhe gjykimin, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka kaluar Aleancën tonë përmes sfidave më të rëndësishme të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi ai.

Ai shtoi se Aleanca e Atltantikut të Veriut është më e fortë se kurrë, ndaj shton se nën drejtimin e Stoltenberg do forcohet edhe më tej.

-Advertisement-

”Sot Aleanca jonë është më e fortë, më e bashkuar dhe më proaktive se kurrë më parë. Mezi pres të vazhdoj punën me Stoltenberg për të forcuar më tej Aleancën javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe përpara Samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC vitin e ardhshëm”, përfundon deklarata e Biden e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë. /Abc news

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera