Joe Biden e paralajmëron sërish Rusinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/07/Joe-Biden-ne-Kosove_014-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:22 | 03 December 2021
Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.
Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.
“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.
Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.
Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.
“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.
Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.
Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.
Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.
Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.
Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Dyshohet për një mjet shpërthyẹs, bllokohet rruga për Gërmi
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak ...
-
Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dialogu mes Pri...
-
Skaner me rreze X për kufi, Kurti: Po shohim në çfarë kushte qeveria gjermane mund të na pajisë
Kryeministri Albin Kurti, me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm gjerman për Ba...
-
Harbin Vitija e kishte shkruajtur një mesazh në grạnatën e dorës, Prokuroria kërkon paraburgim për të
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishti...
-
Banorët e tri fshatrave në Obiliq në hall me punimet e KEK-ut, komuna i drejtohet Kurtit e Aliut
Komuna e Obiliqit alarmon për gjendjen e banorëve në tre fshatra për shkak të...
-
Bislimi: Mbretëria e Bashkuar na qëndroi gjithmonë përkrah
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizua...
-
“Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, banorët e Shipitullës protesojnë për shpronësimet
Disa banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar para ndërtesës ...
-
Vịktimat e shpërthimịt në Mal të Zi, janë anëtarë të grupit krimịnal
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetin...
-
Putin në Vietnam: Duam të forcojmë lidhjet
Udhëheqësit e Vietnamit dhe Rusisë kanë thënë se duan të forcojnë lidhjet ndë...
-
Nuk mund ta besoni sa kushton një litër naftë në Palestinë! Banorët përdorin vajin e gatimit për të ecur me makinë
Situata në Gaza përsa i përket mungesës së karburantit vazhdon të rëndohet ed...
-
Arrestohet një person për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli ka...
-
Shpërthim në Cetinje të Malit të Zi, dyshohet për dy të vdẹkur nga klani krịminal “Skaljar”
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e ...