Sport

Joao Mario pjesë e skuadrës së Interit për takimin ndaj Napolit

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 20 October 2017

Ashtu siç edhe pritej, Joao Mario, është kthyer në skuadrën e Interit pas lëndimit që pësoi para takimit ndaj Milanit.

Portugezi është pjesë e skuadrës për takimin ndaj Napolit të shtunën mbrëma.

Ai ka zhvilluar stërvitjen e plotë dhe pritet të luajë ndaj napolitanëve, të cilët këtë sezon dukën të frikshëm për kundërshtarët.

-Advertisement-

Por, një fat i mirë nuk e ka ndjekur Marcelo Brozovic, kjo pasi kroati nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi muskulor.

Më poshtë keni skuadrën e plotë të Luciano Spallettit ndaj Napolit:

Handanovic, Padelli, Berni; Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Nagatomo; Gagliardini, Joao Mario, Vecino, Valero; Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

Aktualisht Napoli ka 24 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Interi në të dytën.

Ndeshja e fundit e Napolit në Serie A ishte fitorja ndaj Romës me rezultat 0-1, kurse zikaltrit ndaj Milanit me rezultat 3-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera