Joachim Löw dhe përpjekja përmbyllëse
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 12 June 2018
Ai nuk ka çfarë të humbasë më, vetëm mund të fitojë. Pikërisht kjo e josh trajnerin e kombëtares gjermane në misionin e mbrojtjes së titullit. Në Kampionatin Botëror në Rusi mund të ketë surpriza.
“Vizionar. Partner në bisedime. Punë me publikun”, kështu e përmbledh Joachim Löw detyrën e tij si trajner i kombëtares gjermane. Dhe ai duhet ta dijë mirë. Sepse e bën këtë punë prej 12 vjetësh, pothuajse po aq kohë sa Angela Merkel, kancelarja gjermane, duket sikur të jetë një jetë e tërë. Sportiv, me pulovrën me jakë V dhe dialektin e zonës së Badenit, ai ka kohë që është pjesë e skenës dhe asnjë turne futbolli nuk mund të imagjinohet pa të, për të mos thënë që as nuk duan ta imagjinojnë pa të. Tani kontrata e tij me Ligën Gjermane të Futbollit (DFB) u zgjat deri më 2022, pra deri në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Pse e bën ai këtë vazhdim? Ai është mjeshtër botëror në post, ka marrë Kryqin e Meritave nga Gjermania, është zgjedhur trajneri i vitit nga FIFA dhe trajner botëror i kombëtares, si dhe një stadium ka marrë emrin e tij. Çfarë e bën atëherë atë të vazhdojë me të njejtën forcë, tani në Rusi ku ai më shumë mund të humbasë se sa të fitojë?
“Potencial i madh në ekip”
“Kampionati Botëror i 2014 ka qenë një pikë kulminate për ne, por nuk ishte fundi “, thotë 58-vjeçari. Atij nuk i mjafton një triumf. Ai do që të arrijë atë që nuk e ka arritur deri tani asnjë trajner i kombëtares gjermane dhe e ka arritur vetëm Italia (1938) dhe Brazili (1962): Të mbrojë titullin e kampionit të Kampionatit. “Të mbahet niveli më i lartë, kërkon përpjekje gjigande “, shpjegon Löw në një intervistë me DW.
“Nëse feston shumë fitore, atëherë është njerëzore që njeriu të ngopet. Njeriu humbet ambicjen dhe kjo do të thotë që të tjerët, që janë më ambiciozë të të marrin titullin. Prandaj është më e vështira, që të sillesh në të njëjtin nivel të lartë, pa u rrëzuar.” Për këtë Löw i beson ekipit të tij, në të cilin fshihet shumë talent, si asnjëherë në kombëtaren gjermane. “Unë shoh potencial të madh në këtë ekip. Gëzimi im vazhdon të jetë i pashterur, për të punuar me këta lojtarë dhe për t`i zhvilluar më tej”.
“Ndonjëherë mendojmë gjëra krejt të çmendura”
Përveç kësaj, Löw duke qenë trajner i padiskutueshëm i kombëtares, e di se nuk ka nevojë t`i ekspozohet suksesit javor, siç bëjnë trajnerët e klubeve. Ai mund të punojë në qetësi deri në periudhën e para Kampionatit Botëror ose Kampionatit Evropian, pa marrë detyra nga lart dhe duke luajtur kartën e tij: të mendojë idetë, konceptet dhe filozofinë e tij afatmesme dhe afatgjatë, të studiojë dhe analizojë kundërshtarët dhe zhvillimet e fundit të futbollit.
“Ne duam gjithnjë të jemi në një farë mënyre në trend. Prandaj shikojmë në të ardhmen. Ne jemi edhe pak vizionarë, dhe mendojmë nganjëherë gjëra që mbase duken absurde. Megjithatë ne duam ta provojmë një herë bashkë.”
Ide të çmendura për Kampionatin Botëror në Rusi? Të tensionuar nuk janë vetëm tifozët gjermanë të futbollit. Sepse arritjet në katër lojrat e fundit me vendet e grupit nuk kanë qenë shumë bindëse. Kundër Anglisë, Francës, Spanjës dhe Brazilit, të gjithë konkurentë për kupën e Botërorit, rezultatet ishin tre barazime dhe një humbje. Po nuk është nevoja për t’u bërë nervoz. Sepse ekipi i kombëtares gjermane është një ekip gare, që sjell rezultat atëherë kur duhet.
Për këtë Kampionat Botëror, Löw ka dy vjet që përgatitet me intensitet. „Pa planifikim nuk ka sukses. Me synim të qartë para syve dhe duke qendruar koseguent mund të arrish relativisht shumë”, thotë Löw për DW. Suksesi nuk mund t`i lihet rastësisë. Në fund vjen një situatë kur rol luan edhe fati.”/ DW

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































