“Jo Vetëvendosje por negociata”, bëhen mbishkrime me figurat e Kurtit, Sveçlës e Gjuriqit
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 13 December 2019
Në Prishtinë e Lipjan janë shfaqur mbishkrime ku së bashku paraqiten imazhet e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës e Marko Gjuriqit.
“Jo negociata, Vetëvendosje”.
Ky ka qenë për vjet të tëra, slogani më i përdorur nga partia që e drejton Albin Kurti.
Në këtë mënyrë ata kundërshtonin bisedimet mes Kosovës e Serbisë.
Madje mbishkrime me këtë përmbajtje ende mund të hasen kudo nëpër Kosovë, ndërsa kjo ishte metoda e kësaj partie për shfaqur bindjet e tyre.
Por, një mbishkrim me përmbajtje krejt tjetër u shfaq mëngjesin e së premtes.
Në të është shkruar e kundërta e parullës së famshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këto mbishkrime që janë bërë në Prishtinë e Lipjan, është vendosur mbishkrimi “ Jo Vetëvendosje por Negociata”.
Pos kësaj aty është vënë edhe një fjalia “Mashtrues dhe Nënshtrues”
Ndërsa, janë paraqitur në një vend edhe imazhet e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës e Marko Gjuriqit.
E gjithë këto u shfaqën pas publikimit të një foto ku së bashku shiheshin i ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe anëtar i moçëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.
Ende nuk se kush janë autorët e këtyre mbishkrimeve.
Por, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë një dyshim se kush mund ti ketë bërë ato.
Në një përgjigje për T7 ata kanë thënë se këto mbishkrime i bënë humbësit e zgjedhjeve.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt i cili nuk ka histori të korrupsionit apo të dëmtimit të interesave kombëtarë, dhe nuk do të ketë asnjëherë. Mbishkrimet dhe gjërat e ngjashme janë veç reagime dëshpërimi prej atyre që humbën besimin e popullit ngaqë u korruptuan edhe punuan kundër interesave kombëtarë”, thuhet në përgjigjjen e Vetëvendosjes.
Nga ky subjekt politik kanë thënë se do të vazhdojnë të marrin pjesë nëpër konferenca ndërkombëtare.
“Pjesëmarrjet nëpër konferencat ndërkombëtare nuk janë negociata. Tash, nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pas rënies së ‘Zajednicës’ dështoi edhe ‘Shkëmbimi territorial’. VETËVENDOSJE! udhëheq qeverinë e ardhshme”, thuhet në përgjigjjen e Vetëvendosjes.
Në anën tjetër njohësi i rrethanave politike në vend, Krenar Shala thotë se Vetëvendosje duhet të ju përmbahet standardeve që ka vendosur.
Megjithatë ai thekson se s’mund të ketë opozitë të fortë në këtë përbërje qeveritare të ardhshme.
Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e gjashtë tetorit, ndërsa tani po vazhdon përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...