Sport

Jo vetëm nga Italia, Daku kërkohet edhe nga skuadrat e kësaj lige të njohur evropiane

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 23 November 2020

Ish-sulmuesi i Kukësit, Marlind Daku, po kalon një formë të shkëlqyer në Superligën e Kosovës. 22-vjeçari, ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje me ekipin e Ballkanit duke i surprizuar të gjithë.

Ndërkohë së fundmi, mediat kosovare raportojnë se për Dakun, ka disa skuadra nga Turqia që interesohen, teksa kanë nisur edhe bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Gjasat janë të mëdha që të kemi një transferim të 22-vjeçarit drejt elitës së futbollit turk që në merkaton e janarit, gjithsesi, gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim. Kujtojmë që për Dakun ka pasur zëra edhe për një vëzhgim nga drejtuesit e Lazios.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera