Ekonomi

Jo vetëm në Kosovë, në Gjermani regjistrohet numri më i lartë i karëmonedhave fals nga 2017

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 26 July 2024

Banka qendrore e Gjermanisë raportoi sot se në gjysmën e parë të vitit tërhoqi nga qarkullimi më së shumti kartëmonedha të falsifikuara në shtatë vjet.

Në gjashtëmujorin e parë 2024 janë zbuluar 38 578 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë nominale 2.4 milionë euro, 29 për qind më shumë se në gjysmën e dytë 2023, njoftoi Bundesbank.

Kartëmonedhat e falsifikuara “bien në sy”, veçanërisht ato 10 dhe 20 euro, shpjegon anëtari i bordit të Bundesbank, Burkhard Balz.

-Advertisement-

Humbja e lidhur me kartëmonedhat e falsifikuara u rrit vetëm pak, me pesë për qind, zbuloi Bundesbank.

Në mesin e falsifikimit, më të përfaqësuara janë kartëmonedhat 50 euro, me një peshë prej 37 për qind. Pasojnë ato prej 20 eurosh me pjesëmarrje 30 për qind. Në gjysmën e parë të vitit, kartëmonedhat e falsifikuara 10 euro ishin shumë më të zakonshme se në gjashtë muajt e mëparshëm, por ato përbënin vetëm shtatë për qind të falsifikimit.

Kartëmonedhat e falsifikuara 200 dhe 500 euro janë rralluar dukshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe përbëjnë vetëm dhjetë për qind të falsifikimit.

“Në përgjithësi, numri i kartëmonedhave të falsifikuara ka mbetur në nivel të ulët”, tha zyrtari i Bundesbank, me nëntë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera