Lajme

Jo veç Ukrainës, Von Cramon thotë se duhet t’i jepet diçka edhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 20 June 2022

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor Viola von Cramon deklaroi dje në Sarajevë se në rast të dhënies së statusit kandidat Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u jepet diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne deputetët evropianë themi gjithmonë se në rast se statusi i kandidatit i jepet Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u japim diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të treguar se jemi të besueshëm dhe se besimi te ne nuk humbet plotësisht”, tha von Cramon.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të thotë kthim i besueshmërisë, ajo u përgjigj se bëhet fjalë për statusin e kandidatit për BeH, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

-Advertisement-

Von Cramon mbërriti në Sarajevë me një grup eurodeputetësh dhe anëtarësh të Bundestagut nga Grupi i Gjelbër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera