Lajme

Jo veç e Barack Obamas, por Michelle gruaja më e admiruar në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 July 2019

U intervistuan 42 mijë persona në 41 vende, me të vetmin qëllim, të kuptohet se cila është gruaja më e admiruar në botë, shkruan gazeta inFokus.

E sipas sondazhit të bërë nga YouGov.com, Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obamas, doli e para.

Madje, kaloi edhe mikeshën e saj, Oprah Ëinrefy, që doli e dyta, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Angeline Jolie u rëndit në vendin e tretë, ndërsa Elizabeth II doli e katërta.

Ish-sekretarja e shtetit dhe gruaja e ish-presidentit tjetër amerikan, Hillary Clinton doli e teta në klasifikim, ndërsa diva e muzikës pop, Madonna doli në vendin e 11-të.

E tek burrat, vendin e parë e zuri miliarderi Bill Gates, të dytin Barack Obama, e aktori kinez Jackie Chan, u radhit në vendin e tretë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera