Lajme

“Jo tallje me institucionet” – Haxhiu reagon pas suspendimit të kryegjyqtares serbe në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 24 March 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila dyshohet se para pak ditësh ishte prezente në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Haxhiu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kryetarja dhe gjyqtarët e Mitrovicës duhet të veprojnë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo të tallen me institucionet, shkruan lajmi.net.

“Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor.

Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera