Shëndetësi

Jo se s’duan: Kjo është arsyeja e vetme pse gratë bëjnë më pak seks kur plaken

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 12 October 2017

Frika nga dhimbjet gjatë seksit apo problemet në rrugët urinare janë arsyet kyçe pse gratë shmangin intimitetin me kalimin e viteve. Dy nga dhjetë gra që kanë kaluar menopauzën pohojnë se shmangin seksin sepse kanë frikë se do t’u dhembë, ndërsa një në dhjetë pohoi se kanë probleme me fshikëzën e urinës.

Nëpërmjet këtij studimi ekspertët zbuluan se rënia e aktivitetit seksual me kalimin e viteve vjen jo domosdoshmërisht sepse nuk janë të interesuara për seks, por në fakt problemi për një pjesë është kryesisht fizik. Më shumë se 1.500 gra u bënë pjesë e këtij pyetësori.


Dhimbja gjatë seksit u raportua si problem nga 20% prej tyre, ndërsa 9% kishin probleme me fshikëzën urinare, që lidhen me frikën se mund të urinojnë në krevat apo mbase do t’u duhet të ndërpresin aktin dhe të shkojnë në tualet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera