Rozë

Jo gjithçka shkoi shumë mirë si e menduan, publikohen disa momente të sikletshme të dasmës së Engjit dhe Mërgimit

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 13 July 2025

Një nga dasmat më të komentuara të këtij sezoni veror është padyshim ajo e Engjit dhe Mergimit, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme, ku çdo detaj ishte i menduar me shumë kujdes dhe elegancë.

Engji, e veshur me një fustan nusërie të bardhë mahnitës, me detaje luksoze dhe një vello të gjatë që i jepte një pamje prej princeshe moderne, mori vëmendjen që në momentin kur u shfaq në ceremoni.

Dukja e saj e përsosur, e plotësuar me grimin e lehtë dhe kaçurrelat voluminoze, ishte padyshim një nga pikat më të spikatura të ditës. Çdo hap i saj drejt altarit u shoqërua me emocione, buzëqeshje dhe duartrokitje nga të pranishmit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Mergimi, në një kostum klasik të zi, i kombinuar me kravatë blu të errët dhe një buqetë me trëndafila të bardhë në dorë, shkëlqeu në rolin e dhëndrit.

Ai priti me padurim Engjin në një ambient të dekoruar për mrekulli, ku lulet e bardha dhe detajet glamuroze krijonin atmosferën perfekte për një martesë që do të mbahet mend gjatë.

Momenti kur ata shkëmbyen buqetën dhe u bashkuan për të ecur drejt altarit u përjetua me emocione jo vetëm nga të ftuarit, por edhe nga vetë çifti, që reflektonte dashuri të sinqertë dhe gëzim të pamasë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy