Lajme

Jevtiq: Të respektohen të drejtat e njeriut edhe për komunitetet, përndryshe s’ka progres

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 10 December 2017

Serbët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kosovë duhet të sigurojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës si dhe Ministër për Komitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Të gjithëve duhet t’i jepet mundësi për një jetë normale dhe të mirë, dhe kjo mund të arrihet vetëm me një rrugë, nëse ju jeni mbi të gjitha për të respektuar të drejtat e njeriut”, ka thënë Jevtiq.

Sipas tij sado progres ekonomik, dhe kushte të mira për bashkëjetesë që të krijohet, nuk janë të mjaftueshme nëse nuk respektohen të drejat e njeriut, të të gjithë qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera