Sport

Jetmir Topalli zbulon arsyen pse nuk po luan te skuadra e Istambulsporit

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 22 September 2021

Jetmir Topalli në afatin kalimtar veror të transferimeve vendosi të largohej nga Yeni Malatyaspor, për t’u bashkuar me skuadrën e Istambulsporit, që bënë gara në Ligën e Parë të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga transferimi i tij te ekipi i ri, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të një lëndimi të pësuar me t’u bashkuar me skuadrën e Istambulsporit.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar vet Topalli, i cili ka shtuar se në fund të kësaj jave pritet të jetë i gatshëm për lojë.

-Advertisement-

“Momenti që kam ardhur te skuadra e Istambulsporit kam pasur një lëndim të vogël dhe më është dashur të pushoj një javë. Tashmë që 10 ditë kam filluar përgatitjet dhe shpresoj të kthehem për të luajtur në këtë fundjavë”, deklaroi sulmuesi i kombëtares së Kosovës për Gazetën inFokus.

Topalli ka thënë se te ekipi i ri e kanë pritur shumë mirë, duke shtuar se ndihet si me pas qenë që një kohë të gjatë aty.

“Ekipi më ka pritur shumë mirë dhe po ndihem si me pas qenë që një kohë të gjatë këtu. Në momentin që do të jem 100% i gatshëm do të jap gjithçka nga vetja për të qenë pjesë e 11-shes së parë”, përfundoi Topalli.

Në gushtin e vitit 2020 Jetmir Topalli u transferua nga skuadra e Ballkanit te Yeni Malatyaspori, kurse në gusht të këtij viti u bashkua me skuadrën e Istambulsporit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera