Jetmir Krasniqi në Superligën e Zvicrës
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 16 January 2018
Superligës së Zvicrës vazhdojnë t’i shtohen futbollistë shqiptarë. Të hënën asaj i është bashkuar edhe mbrojtësi i djathtë, Jetmir Krasniqi.
23-vjeçari është transferuar nga Chiasso e kategorisë së dytë zvicerane, ndërsa ka firmosur për dy vjet, ka njoftuar sajti i Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Krasniqi karrierën e ka nisur në Vaud, ndërsa më pas ka luajtur për Luasannen, Le Montin dhe në fund për Chiasson. Në vjeshtë kishte 16 paraqitje në kategorinë e dytë zvicerane.
Ai ka kaluar tri edicione e gjysmë në kategorinë e dytë zvicerane dhe tash do të sprovohet në Superligë. Mediat në Zvicër e Itali kanë bërë të ditur se Krasniqi ishte mjaft i kërkuar në afatin kalimtar të janarit. Skuadra nga Superliga e Zvicrës dhe e Serie B të Italisë kanë shprehur interesim për të. Krasniqi e ka zgjedhur Luganon që renditet e shtata në Superligë.
Në 19 ndeshje ka mbledhur 22 pikë. “E di që konkurrenca është shumë e fortë, por unë pres që të luaj në Superligë. Pas tre vjet e gjysmë në Challenge Cup, vlerësoj se jam i gatshëm për Superligën e Zvicrës”, ka thënë Krasniqi të hënën për gazetën. Ai aktualisht është i vetmi shqiptar te Lugano. Lugano ishte një prej dy klubeve të Superligës zvicerane pa lojtarë shqiptar. Superliga i numëron dhjetë ekipe, ndërsa tashmë vetëm Thuni nuk ka shqiptarë në përbërje.
“Nesër nisi stërvitjet, ndërsa kam zgjedhur Luganon para shumë klubeve të tjera. Frosinone, Perugia Ascoli janë skuadrat e Serie B që më kanë kërkuar. Në Zvicër oferta kam pasur nga Luzerni e Grasshoppersi. Por projekti i Luganos më ka pëlqyer më shumë, më kanë bindur drejtuesit e klubit”, ka thënë Krasniqi. Ai është rritur në Zvicër, ndërsa shpreson që kalimi te Lugano do të jetë hap drejt sigurimit të ftesës nga përfaqësuesja e Kosovës.
Të tjera
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...