Lajme

Jeta Statovci: Retorikat boshe të opozitës për anti-amerikanizëm janë të kota

Autori: Islam Morina 21:05 | 22 September 2022

Deputetja Jeta Statovci ka thënë se takimi i Presidentes Vjosa Osmani me presidentin amerikan Joe Biden, është konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

Statovci ka thënë se retorikat boshe të opozitës nuk mund ta zbehin faktin e mbështetjes amerikane për presidenten Osmani, qysh me ardhjen e saj në krye të shtetit.

“Takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me Presidentin amerikan, Joe Biden është konfirmim i mbështetjes që ky shtet po ia jep Republikës së Kosovës. Mbështetja nga administrata e re amerikane, është konfirmuar edhe me ardhjen në krye të shtetit të Presidentes Osmani, prandaj retorikat boshe të opozitës nuk mund ta zbehin këtë fakt”, ka shkruar Statovci në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera