Lajme

Jeta Statovci i reagon Ganimete Musliut: Presidentja po ta zbardhë fytyrën edhe ty

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 15 December 2022

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, veçmas ndaj deklaratës së Ganimete Musliut lidhur me peshën e presidentes Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pavarësisht ofendimeve të deputetes Musliu, presidentja Osmani ia zbardh fytyrën edhe asaj.

“Struktura e mendimit të deputetes Musliu, e shprehur sot si kinse reagim ndaj fjalimit të presidentes, nga ana socio kulturore tipizon mjaft mirë rrënjën e mendimit, sjelljes e veprimeve që kanë ndodhur në të kaluarën në pushtet e që qytetari i vendit, u tregoi vendin me votën e 14 shkurtit. Presidentja Osmani, sot, në Kuvend, tha asgjë më shumë se një të vërtetë të njohur. Kosova më nuk e sakrifikon ndërgjegjën e saj për hesape personale të askujt. Kosova nuk do e shet më shtetin për pushtetin. Presidentja po ta zbardhë ftyrën edhe ty, pavarësisht fymjeve që i drejton ndaj saj” thuhet në reagimin e Statovcit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera