Jeta luksoze e gruas së Kim Jong Unit
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 20 February 2021
Gruaja e diktatorit u pa për herë të parë në publik kësaj jave pas një vit mungese, ndërsa pas shqetësimeve fillestare për mirëqenien e saj. Mediat botërore tashmë raportojnë për një stil ekstravagant jetese mes veshjeve luksosze, shampanjës dhe një pasurie prej rreth 5 miliardë euro.
Gruaja e Kim Jong-un, Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik kësaj jave pas përhapjes së spekulimeve se ishte ekzekutuar. Ajo mund të jetë martuar me një nga burrat më të fuqishëm në botë, por ashtu si me shumicën e gjërave që ndodhin në Korenë e Veriut, edhe jeta e saj private është e mbuluar me mister.
Ri bëri rikthimin e saj në sytë e publikut për festën e Ditës së Yllit të Shkëlqyer, që shënohet çdo vit me evente formale në Korenë e veriut. Ajo besohet se jeton një jetë të mbuluar nga luksi në pallate gjigande, shampanjë të shtrenjtë e avionë privatë.
Fëmijëria e Ri në qytetin verilindor të Chongjin është gjithashtu e veshur me mister, ndërsa analistët besojnë se dhe emri i saj ëhstë një pseudonim. Ajo ka qenë më parë mes 90 atleteve-balerina që përfaqësuan vendin në kampionatin e atletikës në Korenë e Jugut në 2005.
Ri besohet se ka qenë një këngëtare e njohur në orkestrën popullore koreane Unhasu por që prej martesës me Kim, zyrtarët komunistë janë përpjekur të fshijnë “çdo detaj të së kaluarës së saj si ‘showgirl’, duke konfiskuar këngët e publikuara apo CD-të me performancat e saj”.
Çifti besohet se janë martuar në 2009 por Ri nuk është prezantuar publikisht si gruaja e Kim deri në vitin 2012. Çifti ka tre fëmijë – një djalë të lindur në 2010, një vajzë të lindur në 2013 dhe një i tretë i lindur në vitin 2017, gjinia e të cilit nuk është publikuar, ashtu si dhe asnjë nga emrat e tyre.
Ri njihet për shijet e shtrenjta në jetën personale, në një kohë kur popullsia e Koresë së Veriut është nga më të varfrat në Azi. Ri është parë në një kostum Chanel 9,000 dollarë dhe raportohet e zoteron një koleksion orash dore me vlerë 7 milionë dollarë. Ndërsa Kim raportohet se zotëron 17 pallate në të gjithë Korenë e Veriut duke përfshirë dhe një pistë ajrore 500m të gjatë në Wonsan.
Rezidenca kryesore e çiftit, vila qendrore ndodhet në kryeqytetin Penian, e cila ka një bunker bërthamor të mbrojtur nga disa njësi ushtarake, gardhe elektrike e fusha të minuara. Ajo ka poshtë saj një linjë hekurudhore dhe tunele që e lidhin me rezidencat e tjera. Kim ka gjithashtu një ishull privat dhe çifti është fotografuar me pare në një jaht më shumë se 30 metra të gjatë.
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...