Rozë

Jeta e re e Laura Vorpsit me biznesmenin e njohur, çfarë sakrifikoi për familjen

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 27 May 2017

Fillimi i muajit maj ishte më i bukuri në jetën e Laura Vorpsit, ish-zëdhënëses sharmante të Partisë Demokratike.

Laura Vorpsi është bërë nënë për herë të parë nga historia e bukur me bashkëshortin, biznesmenin e njohur, Teo Çami. Ata janë bërë prindër të vajzës Krisa, emri me të cilin çifti kanë bekuar vogëlushen e tyre. Vetë Laura e ndau lajmin për miqtë e saj në rrjetet sociale, duke e postuar foton e parë direkt pas ardhjes në jetë të vajzës, një imazh ku dukej vetëm dora e bebes.  Tashmë që nuk ka kaluar as një muaj, Laura është normale t’i përkushtohet fëmijës së parë, pasi nuk është parë në angazhimet e partisë së djathtë, ku ajo po aderon si politikane. Para se të bëhej nënë, Vorpsi ishte e angazhuar pranë departamentit të Integrimit në PD. Sa i takon jetës së saj private, e gjithë kjo periudhë ka qenë e rrethuar nga misteri, një zgjedhje kjo e saj dhe e partnerit për ta mbajtur lidhjen jashtë vëmendjes mediatike. Herën e parë që ata u shfaqën çift në publik ishte në vjeshtën e 2016, në një dasmë VIP.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, dhe biznesmeni i njohur, Theodhoro Çami, pozuan para banerit, një dalje kjo që përbënte lajm në vetvete, pasi në atë kohë ish-zëdhënësja e PD-së i kishte pasur të rralla daljet e saj publike. Ajo, jo vetëm që u shfaq para fotografëve e kamerave, por për befasinë e të gjithëve ishte çift në krah të partnerit. Ra në sy për veshjen mondane, një fustan në ngjyrën e gjelbër rrëzëllitës.  Stilit të saj i ishte përshtatur edhe Teo, i cili kishte bërë kombinim shik të kravatës me këpucët, në nuancat e ngjyrës së fustanit të Laurës. Sipas mediave të ndryshme, Laura Vorpsi kishte mbajtur private jo vetëm jetën e saj, por edhe lidhjen me biznesmenin Theodhoro Çami, me të cilin, pavarësisht se u fotografua për herë të parë në këtë dasmë, flitet se kishte një lidhje, e cila kishte nisur një vit më parë.

-Advertisement-

Sipas miqve të tyre, ata filluan të frekuentoheshin që pas kthimit të Laurës nga Gjermania në 2015, ku shkoi për një internship pranë Partisë së Kancelares Angela Merkel (CDU). Ndërsa bashkëjetesën thuhet se e kanë nisur pak para se të bëheshin prindër. Nuk dihet se ku u njoh Laura me Teon, pronarin e televizionit “In TV” në Shqipëri, të kompanisë “Universal Albanian Media” dhe të një agjencie të njohur publicitare, “Le Spot Group”. Në Tiranë ai njihet për miqësitë me personazhe VIP, ndërkohë që Laura është e para vajzë në krah të tij. Ndërsa Laura, e cila punon edhe si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtë sisë, tani po i dedikohet familjes. Le të shohim se në ç’mënyrë do t’i kthehet karrierës politike 29-vjeçarja me statusin e ri të nënës. panorama

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera