Jep dorëheqje zv.drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka

Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 09 December 2022
Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.
Dorëheqja e Ukës lidhet me zhdukjen e disa mostrave nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka denoncuar zhdukjen edhe të disa mostrave të ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona. Sipas informacioneve, vetëm tre persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, kishte deklaruar ministrja Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ministria e Drejtësisë (MD) kishte njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjoret (IML), pas dyshimit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.
Sipas njoftimit të MD-së, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve.
Të pezulluarit janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Lidhur me rastin e zhdukjes së provave në IML, ka pasur edhe reagime nga subjektet opozitare, duke kritikuar Haxhiun.

Të tjera
-
Vetë*plagosja e zyrtares policore në Prizren – Kjo është gjendja e saj
Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmjen e kaluar pas orës 23:00 në P...
-
AGK thërret konferencë të jashtëzakonshme para Qeverisë, pas rënies drastike të Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme ...
-
Sot dorëzohet padi kundër ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë
Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” pritet të dorëzojë sot padi ndaj Zyrës së...
-
Osmani publikon pamje nga pritja shtetërore që iu bë në Malajzi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Malajz...
-
Muharremi: Liria e Medias po shkon veç keq e ma keq, LVV ka ndjekur një qasje të vazhdueshme armiqësore ndaj tyre
Pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ës...
-
Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Van...
-
Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, Kusari rendit arsyet
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flu...
-
Cakolli: Votimi i fshehtë vlen për seancat e rregullta, jo për ato konstituive
Për të nëntën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje nuk arritën t...
-
“Gazetarët akuzohen si bashkëpunëtorë të armikut” AGK për raportin e Reporterëve pa Kufij: Alarmuese
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas publikimit të Indeks...
-
Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, mbahej në një shtëpi nga një burrë, dyshohet se e dhụnoi
Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill ...
-
Raportohet se është vet*plagosur një police aksidentalisht në Prizren
Një zyrtare policore është vetëplagosur aksidentalisht me armën e saj të shër...
-
Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova radhitet 24 vende më poshtë nga viti i kaluar
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Liris...