Sport

Jep dorëheqje trajneri i Kukësit, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 27 December 2020

Skuadra e Kukësit ka mbetur pa trajner, pasi Skënder Gega, ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta inFokus.

Rezultatet e dobëta e sidomos humbja e fundit nga Partizani me shifrat 4-1 kanë bërë që ai të merr vendim që të largohet.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuksian përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të Kukësit.

Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.

Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë”, ka deklaruar Gega./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera