Lajme

Jep dorëheqje Gjenerali amerikan i Mbrojtjes, James Mattis

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 21 December 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Njoftimi për dorëheqje  vjen një ditë pasi President Donald Trump tha se do të tërheqë trupat nga Siria, vendim ky që Gjeneral Mattis  ka lënë të kuptohet që e ka kundërshtuar.

Në letrën e dorëheqjes, Gjeneral Mattis ka theksuar  dallimet e tij me politikat e Presidentit Trump.

-Advertisement-

Duke iu drejtuar  Presidentit, Mattis tha se tani ka të drejtë që të caktojë dikë’ pikëpamjet e të cilit janë me të harmonizuara me tuajën’.

Gjeneral Mattis, 68 vjeç, do të largohet nga kjo pozitë në shkurt. Presidenti Trump nuk ka emëruar ende  pasardhësin e tij, por tha se një gjë të tillë do ta bëjë së shpejti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera