Jep dorëheqje drejtoresha e Shaqir Totajt në Prizren: Më kërcënuan e shantazhuan, e kam njoftuar edhe Policinë!
Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 31 October 2022
Vjollca Kabashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.
Në njoftimin e saj në Facebook, thotë se është kërcënuar e shantazhuar, raporton Indeksonline.
“Andaj shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj”.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prizrenit
Që nga ky moment po deklaroj se jap dorëheqje të parevokushme nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Prizren (DPMS) .
Kam besuar dhe punuar për ndryshimin në Prizren dhe e kam pranuar detyrën e Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale duke besuar në mirëqeverisje, dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe familjeve që kanë nevoje pasi drejtoria që unë e kam udhëhequr është drejtoria më e ndjeshme sepse ka të bëjë me familjet nevojtare.
Besova që kryetari Totaj pas emërimit do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes ndërsa ndodhi e kundërta si burokracia dhe nepotizmi.
Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën , kam qenë e vetëdijshëme për sfida e vështirësi të natyrës së punës por për këto 10muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori. Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës.
Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim.
Duke u bazuar në ligjin e vetëqeverisjes lokale unë llogari për punën time është dashur ti jap vetëm Kryetarit të Komunës dhe qytetarëve.E në rastin konkret më shumë i kam dhënë llogari shefit të kabinetit sesa kryetarit të komunës.
Andaj shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj.
Pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim mbrenda zyrës së kryetarit, i dërgova email perseri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njesitin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha keto parregullsi.
E falenderoj gjithë stafin që kanë bashkëpunuar dhe u jam mirënjohese tërë jetën atyre që besuan në mua.
Me respekt,
Vjollca Kabashi
Të tjera
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...