Rozë

Jennifer Lopez zbulon sekretin e bukurisë së përjetshme?!

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 26 July 2018

Ajo është e bukur, shumë seksi, plot energji dhe mbi të gjitha është 49-vjeç. Siç e mësuat edhe nga titulli bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për linjat e saj trupore dhe lëkurën e shëndetshme dhe rrjedhimisht të gjithë duan të dinë sekretin e saj.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë me publikun këshillat e saj për një bukuri të përjetshme dhe ajo thekson se nuk është paraja dhe as trajnerët personalë, ajo çfarë ju duhet është vetëm vullneti.

J-Lo rrëfeu se ushqimi është baza ku fillon gjithçka, një dietë e mirë e pasur me perime, proteina dhe ushqime organike do t’ju japë format trupore që keni dashur gjithmonë nëse kjo shoqërohet me stërvitje në palestër.

-Advertisement-

Ajo parapëlqen të stërvitet herët në mëngjes ndërsa gjatë ditës nëse mundet dremit disa orë gjumë për t’u qetësuar. Për lëkurën e saj ajo përdor gjithmonë acid glicerik për ta mbrojtur atë nga grimi, rrezet e diellit si edhe eleminon qelizat e vdekura.

Një tjetër këshillë e saj është të konsumoni sa më pak kafeinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera