Lajme

“Jeni tejet i matur, si e bindët BE-në të na liberalizojë vizat?”/ Deputetja e VV-së lavdëron Bislimin

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 30 November 2022

Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka lavdëruar zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimit, duke i thënë se “jeni tejet i matur” teksa raportonte në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Përveç kësaj, ajo e merr të mirëqenë e për të mirë se “ka ndryshuar” qasja e Kosovës në dialog, por edhe e vetë institucioneve të BE-së karshi Kosovës.

Krejt kjo, për shkak të qeverisë që udhëhiqet nga partia në të cilën bën pjesë ajo vet.

-Advertisement-

Ajo kishte një pyetje, që në fakt ishte më shumë konstatim, ndaj Bislimit, për vendimin që u morr nga Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fjolla Ujkani e merr për të mirëqenë se ishte kjo qeveri ishte ajo që “e bindi” Bashkimin Evropian për liberalizim të vizave.

Por, pyetja e saj, nuk ishte “a e bindët” por “si e bindët” BE-në që të ndërrojë qëndrim.

Presidenca çeke jep detaje për Infokus: “Ky do të jetë hapi i radhës që 1.1.2024 të jetë data e dhënies së vizave për Kosovën”

Kjo pyetje e Ujkanit erdhi pas pohimev të LDK-së se merita për liberalizim të vizave është e të gjitha qeverive, por rikujtuan se ishte Vetëvendosja e cila në vitin 2016 e bllokoi këtë proces, e cila ishte e lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Asokohe, Kosova ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizim të vizave, por për shkak të krizës së krijuar në vend për çështjen e demarkacion që ishte një nga kushtet për liberalizim të vizave, Kosova u hoq nga kjo pako, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia vazhduan tutje. Reporteri.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera