Sport

A jeni gati për super meçin Joshua-Parker

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 31 March 2018

Kampioni i Botës në WBA dhe IBF, Anthony Joshua do të rikthehet në ring sonte më 31 mars ( e shtunë) për të mbrojtur titujt e tij dhe për të rrëmbyer edhe një tjetër, atë të WBO-së, shkruan infokusi.

“Sky Sports” raporton se britaniku më 31 mars në Cardiff do të përballet me kampionin aktual të WBO-së, Joseph Parker. Pas 20 fitoreve radhazi, Joshua shpreson se do ta arrijë të mposhtë edhe Parkerin, për ta fituar edhe një titull.

“Më pëlqen të luftoj, ky është objektivi im kryesor, dhe kjo tregon se nuk i druhem asnjë gare. Ai (Parker) është një garues i respektueshëm, ai është kampion bote në WBO, prandaj jam një hap afër që t’i shtoj trashëgimisë time edhe një rrip. Kjo më emocionon”, është shprehur Joshua për “Sky Sports”.

-Advertisement-

Kjo super përballje do të zhvillohet sonte më 31 mars ( e shtunë) me fillim nga ora 22:30 – 23:00. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera