Lajme

“Jemi të tronditur”, familjet e nxënësve të vrarë hapin të pame të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 27 November 2021

Familjarët e dy nxënësve të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit kanë hapur të pame të përbashkët.

Familjari i nxënëses që ka vdekur mbrëmë nga sulmi me armë, Binak Mustafa, për Klan Kosovën ka thënë se çdo minutë është i rëndë për ata derisa nuk kapet personi i cili e kreu vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

“Çdo minutë i humbur që nuk marrim informata për ne është i rëndë, derisa të zbulohet kush e ka bërë ne jemi të tronditur, kur zbulohet personi në fjalë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se nxënësit e tjerë që ishin në autobus kur ndodhi ngjarja nuk janë në gjendje të mirë emocionale.

“Të gjithë janë në gjendje të keqe shëndetësore, ata janë të tmerruar kanë marrë trajtime mjekësore edhe njerëzit që kanë shkuar aty menjëherë për të ndihmuar janë të tmerruar”, ka thënë Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera