Jeff Bezos shet aksione me vlerë mbi 4 miliardë dollarë
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 15 February 2024
Multimiliarderi Jeff Bezos ka shitur disa nga aksionet e tij në Amazon, duke e çuar vlerën totale të shitjeve në ditët e fundit në më shumë se 4 miliardë dollarë. Gjiganti i teknologjisë, të cilin Bezos e themeloi në vitin 1994, tha se ka shitur 24 milionë aksione të Amazon këtë muaj. Bezos shiti për herë të fundit aksionet e Amazon në vitin 2021.
Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikonte të shiste 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë. Bezos ka dhuruar gjithashtu aksione në Amazon si pjesë e filantropisë së tij, së fundmi në vitin 2022. Fitimet mbi 250,000 dollarë nga shitja e aksioneve ose investimeve të tjera afatgjata, tatohen me 7% në shtetin Uashington. Florida nuk ka taksa shtetërore mbi të ardhurat ose fitimet kapitale.
Megjithatë, ai do të jetë ende i detyruar ndaj taksave federale si rezultat i shitjes së aksioneve. Kur Bezos njoftoi lëvizjen e tij në Florida, nxiti spekulime nëse ishte për shkak të një faturë të mundshme tatimore me të cilën do të përballej në Uashington pasi shteti miratoi një taksë të re për shitjet e mëdha të aksioneve.
Shitjet e tij të aksioneve të Amazon vijnë pasi ato janë rritur me pothuajse 70% vitin e kaluar. Bezos tha në nëntor se prindërit e tij ishin zhvendosur së fundmi në Miami, ku ai kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij dhe se donte të ishte afër tyre dhe me projektin e tij hapësinor Blue Origin. Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 190 miliardë dollarë.

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
































