Rozë

“Je n’mes meje e Fifit, unë kam deklaru se me asnjërën nuk lidhna”, Graniti ia thotë në sy Semit

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 25 October 2021

Situata në “Big Brother VIP” është tensionuar mbrëmjen e së dielës.

Kësaj radhe ishte një pjatë me fruta që përgatiti Graniti, që çoi deri në debate të ashpra ndërmjet banorëve.

Derisa ai po e përgatiste, Sheila po i thoshte se po e bën me dashuri për Semin. Pas kësaj, Graniti vendosi që pjatën me fruta të ia dërgojë Fifit.

-Advertisement-

“E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, tha Graniti.

Pas kësaj reaguan Sheila dhe Semi, duke u habitur me Granitin dhe duke e quajtur të paedukatë.

Gjithë kjo situatë nuk përfundoi aty.

Banorët e diskutuan gjestin e Granitit me frutat, derisa ai tha se Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.

“Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo fraerica (Sheila), po e bën për Semin me dashni, këso lojna…”, tha Graniti.

“Ti po e bëje për mua, mua më ofendove sepse unë ta kërkova”, tha Semi.

Debati në mes Smit dhe Granitit për pjatën vazhdoi ende, derisa u përmend edhe historia e tij me Fifin.

“Nuk ishte aq serioze…”, tha Semi.

“Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin teme dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…”, tha Graniti.

“Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla”, i tha Semi Granitit.

Graniti më pas i tha Semit që është deklaruar se nuk do të lidhet as me të e as me Fifin.

“Unë jom deklaru qetu që me asnjonen nuk lidhna…”, tha Graniti.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera