Lajme

“Je i çmendur”, Grenell i reagon ashpër deputetit ukrainas që tha se në rast lufte do ti dalin në ndihmë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 02 August 2022

Ish emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, i ka reaguar ashpër deputetit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, i cili pas ngjarjeve në veri të Kosovës tha se në rast që Serbia tenton të pushtojë Kosovën, ushtria ukrainase është e gatshme ti dalë në ndihmë kosovarëve.

Grenell në një tweet të deputetit ukrainas ka shkruar “Ti je i çmendur”.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. 🇺🇦 është gati të veprojë me trupat tona në terren. 🇷🇸 po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, #Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas, për çka erdhi reagimi i ashpër nga Grenell.

-Advertisement-

Derisa i menjëhershëm ka qenë edhe kundër reagimi i deputetit ukrainas pasi ish emisari amerikan e quajti të çmendur.

Deputeti Goncharenko, drejtuar Grenellit thotë se Ukraina është aleate e KFOR-it dhe nëse ai e quan të çmendur do të thotë se nuk e ka kuptuar thelbin e asaj çfarë ai ka thënë me: “Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. 🇺🇦 është gati të veprojë me trupat tona në terren”.

Po ashtu ai i ka drejtuar edhe dy pyetje Grenell-it, e njërën edhe në lidhje me Serbinë të cilën e quan kalë trojan i Rusisë.

“Një fakt për t’u ditur. Ukrainasit ishin aleatë të KFOR-it. Nëse më quani të çmendur, sigurisht që nuk e keni kuptuar thelbin e deklarimit tim. Çfarë saktësisht nuk kuptoni në tweet-in tim? ▪️A nuk është Serbia një kalë trojan i Rusisë? ◾️A nuk është lufta e tmerrshme?”, shkruan deputeti ukrainas.

Pas tensionimit të situatës në veri, Ish emisari amerikan për dialogun ka qenë i zëshëm kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë e madje e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin edhe fashist./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera