Sport

Javi Martinez gati ta mbyllë me Bayernin pas 8 sezonesh

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 13 February 2020

Javi Martinez do të largohet në fund të sezonit nga Bayerni i Mynihut, skuadër ku luan që nga viti 2012.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2021, por klubi bavarez nuk ka ndërmend t’ia rinovojë. Për këtë arsye, në fund të sezonit palët mund të ndahen me konsensus, me 31-vjeçarin që mund të kërkojë një destinacion tjetër, ku do të ketë më shumë mundësi për të luajtur.

Martinez gjatë 8 sezoneve e gjysmë me Bayernin është aktivizuar në 141 ndeshjen në kampionat dhe ka shënuar 9 gola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera