Lajme

Javë me temperatura përvëluese, shkak i nxehti nga Afrika Veriore

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 12 August 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe kjo javë parashihet të jetë e nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Ndërkaq për sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura , vetëm në disa zona të izoluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera