Javë me temperatura përvëluese – IHMK jep disa rekomandime
Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 10 July 2023
Valë e nxehtësisë do ta përfshijë vendin gjatë kësaj jave, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Do të mbretërojnë kushte të motit kryesisht me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Herë pas here mund të ketë edhe vransira të pakta kalimtare.
Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe netë tropike, kur temperatura minimale nuk zbret nën 20C.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e hëne) do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.
Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, IHMK ka rekomanduar që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10 deri në orën 17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje.
Gjithashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara.
Të tjera
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...