Lajme

Jashari takon Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 07 July 2022

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville, të enjten e 7 korrikut.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook faqja zyrtare e FSK-së.

“Në suaza të konferencës, Gjeneral Jashari fillimisht pati takim me Gjeneral Mcconville, ku falënderoi Gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

-Advertisement-

Ndërkaq, është theksuar se FSK-ja është duke vazhduar të punoj për trajnimet e përbashkëta.

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville.

“FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”. Ndryshe, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James Mcconville për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera