Lajme

Jashari pret banorin më të moshuar të Skenderajit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 16 February 2018

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari në kuadër të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka takuar me banorin më të moshuar të kësaj komune.

Baca Sadik është ky 97 vjeçar i cili është pritur në zyre sot nga Jashari. Ai ka thënë se Sadiku ka përjetuar tri luftëra, mirëpo sot është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Meqë jemi duke e shijuar festën e Pavarësisë së Kosovës në 10 vjetorin e saj, me aktivitete gjithandej, sot pata kënaqësi ta pres në zyrë Bacën Sadik, që mban epitetin e banorit më të vjetër të Komunës së Skenderajt. 97 vjeçar, por me mendje të kthjellët dhe shëndet të mirë. Ka lindur në vitin e largët, më 1921. Historia e tij është e dhimbshme me vuajtjen që ka përjetuar në tri luftëra, secila më e dhunshme se tjetra. Ka përballuar secilën prej tyre, kurse sot Baca Sadik është në gjendje të mirë shëndetësore, me familje të mrekullueshme, e cila kujdeset shumë për një pleqëri të rehatshme të kryefamiljarit të tyre.Baca Sadik, më porositi që të vazhdojmë të punojmë të bashkuar për të ardhmen e këtij vendi, duke mos harruar të kaluarën e popullit tonë.I urova këtë ditë të bekuar, si dhe shëndet të plotë.Gëzuar 17 Shkurti të gjitha familjeve shqiptare kudo që ndodhen!” ka shkruar Jashari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera