Jashari: Ndërtimi i kompleksit, obligim ndaj të gjithëve që vijnë në Prekaz
Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 05 August 2024
Përfaqësues i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka folur gjatë prezantimit të masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ku tha se është hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin edhe më të madh të kullave.
Jashari tha se gjithçka që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998, sipas tij, është dëshmi e krimeve që ndodhën në Kosovë, nga regjimi serb mbi popullsinë civile, por edhe dëshmi, siç tha ai, e vendosmërisë, luftës, sakrificës dhe heroizmit që ndodhi anëkënd vendit.
“Jo vetëm Kompleksi Memorial “Adem Jashari” por edhe të gjitha të tjera memoriale të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme, sakrificës civile dhe heroizmit të burrave, grave, djemve e vajzave që edhe në moshë të re u vunë shërbim të vendit duke mos i kursyer as jetët e tyre”.
“Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” është obligim ndaj mijëra vizitorëve nga trojet shqiptare që e vizitojnë Prekazin dhe kthehen të mbushur me krenari por nuk e fshehin as dëshirën e madhe që të shohin një kompleks të konservuar, një muze funksional dhe modern dhe me hapësira më të mëdha për të kaluar kohë me familjet e tyre”, tha Jashari.
Më tej, ai tha se vendi ku 26 vjet më herët luanin fëmijët e familjes Jashari dhe lagjes së tyre në rrethana pasigurie, sot është shndërruar në një vend ku luajnë të sigurt fëmijët e Kosovës, me shtetin që i mbron dhe historinë e lavdishme që i bën çdo herë krenarë.
“Duke e ndërtuar këtë kompleks, le t’i tregojmë botës për historinë tonë të lavdishme, t’i dëshmojmë për luftën e drejt dhe jetën e re që kemi ndërtuar si një shoqëri demokratike, shembull për shtetet dhe shoqërinë në rajon”.
“Të bashkohemi siç na kanë mësuar të parët tanë për ta jetësuar amanetin e dëshmorëve të lirisë, për një Kosovë që siguron mirëqenie, siguri e liri për të gjithë ata që jetojnë në të”, tha Jashari.
Të tjera
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...
-
“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill s...
-
“Ngjarja në Banjskë gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, Konjufca s’sheh rrugëdalje në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklarua...
-
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve t...
-
Kurti: 263 qytetarë të katër komunave veriore janë punësuar falë skemës qeveritare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë shtatë muaj nga fillimi i skemë...
-
Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke vazhduar punën deri në mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme
Policia e Kosovës është duke vazhduar punën në mbledhjen e fakteve dhe inform...
-
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
“Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”… Kështu nis rrëfimin Sejdi Sali...
-
Foda me disa ndryshime në përbërje: Formacionet zyrtare Qipro – Kosovë
Kosova do të luajë përballë Qipros me fillim nga ora 18:00 në ndeshjen e dytë...
-
Konjufca e futi në arkivol dialogun me Serbinë, por Bislimi po përgatitet për takimin e radhës me Petkoviqin
Ndërsa shpejt pritet të ketë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut Kosov...
-
Si të aplikoni në konkursin e ri të FSK-së?
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për konkursin e ri të hapur për 300 ven...
-
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së
Nga sot është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Forcën e...