Lajme

Jashari: Na identifikuan si të afërt me Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 21 October 2021

Bekim Jashari, ka reaguar rreth zgjedhjeve të 17 tetorit.

Jashari tha se ndaj tij po bëhet propagandë duke e identifikuar atë si të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit”.

-Advertisement-

“Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat”.

Ai theksoi se ata që propaganduan kundër tij bënë marrëveshje me serbët e Syriganës dhe blenë votat.

“Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera