Jashari i bën thirrje mazhorancës ta votojnë Trustin

Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 07 December 2022
Projektligji për tërheqjen e 30 përqind të Trustit sot ka kaluar në Kuvend, pas miratimit nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Iniciatori për kthimin e kësaj çështje në Kuvend, Adnan Jashari, i cili ishte organizator i një peticioni që mblodhi mijëra nënshkrime, tha se kalimi është një gjë e mirë, dhe se pret nga deputetët që unanimisht të votojnë pro.
“Lajm shumë i mirë Trustit iu dha drita jeshile. Shpresojmë që sikur në Komision, të votohet edhe në Kuvend, të votojnë pro qytetarëve”, tha Jashari për Klankosova.tv.
Jashari tha se pas kësaj, ditëve në vijim do të lobojnë që ky projektligj të miratohet.
“Do të lobojmë që në ditët në vijim të ndryshon mendimi i deputetëve që janë skeptikë dhe i bëjmë thirrje edhe mazhorancës që të votojnë pro”, tha ai.
Tutje Jashari tha se nëse Kuvendi prap nuk voton pro këtij projektligji, ata sërish do të përpiqen për këtë çështje, deri në shtjerrje të mundësive.
Sa i përket deklaratës së kryetarit të Komisionit, Armend Muja, i cili tha se ka pranuar ofendime nga anëtarët e grupit pro-Trustit në Facebook, Jashari tha se kjo gjë nuk është bërë nga ai apo dikush që e njeh në grup.
“Unë asnjëherë nuk kam bërë thirrje për ofendime apo kërcënime, as personalisht e as në grup. Thirrja jonë e vetme ka qenë që të bëhet thirrje për votim të kësaj nisme. Nuk kemi shpërndarë mesazhe kërcënuese. Mesazhet e vetme kanë qenë thirrjet që të votohet Trusti”, tha Jashari.

Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë: Trumpi dhe Putini do të diskutojnë nesër për termocentralin
Sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë ...
-
Lekaj i drejtohet Speciales, kërkon t’i lejohet Thaçit pjesëmarrja në varrimin e babait të tij
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i është drejtuar me një kërkesë të hapur Dh...
-
Sorensen takon liderët opozitarë – temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi
Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qën...
-
Arrestohet një person lidhur me grabitjen e armatosur te Albi Mall
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person l...
-
Gucati: Pak shpresë që Thaçi të lejohet nga Specialja të marrë pjesë në va*rrimin e babait
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka sh...
-
Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur në Koçan
Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut,...
-
Nënat me dy apo më shumë fëmijë lirohen përjetësisht nga taksat në Hungari
Qeveria hungareze raportohet se ka bërë një hap të rëndësishëm për të mbështe...
-
LDK: VV kërkon anulimin e votave me postë vetëm pse nuk u pëlqen rezultati
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon...
-
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj mediave
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve ...
-
Arrestohet ish-ministri i Maqedonisë së Veriut për tragjedinë në Koçan
Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoq...
-
Prokuroria në Maqedoni të Veriut gjen 14 përgjegjës për tragjedinë në Koçan
Lidhur me tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 14 persona janë proced...
-
Bislimi i kërkon Sorensenit “plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri...