Jashari apo Nagavci: Grevë apo fillim i mësimit, çfarë po ndodhë në shkollat e Prishtinës?
Autori: Samire Jaha 11:31 | 01 September 2022
Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor sot me 1 shtator, shkollat në Prishtinë janë duke respektuar vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për grevën.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Infokus nga disa shkolla fillore e të mesme të ulëta në kryeqytet.
Nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Nazim Gafurri” në Prishtinë kanë deklaruar për Infokus se greva në këtë shkollë ka filluar sot, dhe se të gjithë mësimdhënësit janë në shkollë por mësimi nuk po mbahet.
“Janë duke u mbajtur grevat, të gjithë mësimdhënësit janë në punë por grevat janë duke u mbajt”, kanë deklaruar nga kjo shkollë.
Gjithashtu edhe shkolla “Hasan Prishtina”, po e bënë të njëjtën gjë.
Drejtoresha e kësaj shkolle Sofie Bonjaku deklaroi shkurt për Infokus se greva është duke u respektuar.
E po ashtu edhe shkolla “Xhavit Ahmeti”, është duke e respektuar grevën, por me përjashtim të një mësimdhënëse.
“Në SHFMU “”Xhavit Ahmeti” greva është duke u respektuar në plotëni. Mësimdhënësit janë të gjithë në vendet e punës. Këshilli grevist e ka paraparë që nga ora 9:00- 12:00 të qëndrojnë në shkollë. Në shkollën tonë përjashtim nga greva bën një mësimdhënëse ed.muzikore”, deklaroi drejtori i kësaj shkolle, Xhavit Berisha për Infokus.
Ndërkohë nga ana e ministrisë në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë treguar se janë të gatshëm të fillojnë procesin mësimor, por si duket të paktën nga shkollat në kryeqytet, nuk po respektohet vendimi i kësaj ministrie e madje SBASHK-un nuk e ndalen as kërcënimet pët ndaljen 90 euro në paga gjatë kohës sa mësimdhënësit janë në grevë.
“Ashtu siç jemi deklaruar edhe më herët, paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Sindikata gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Si Ministri saherë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u për takime u jemi përgjigjur pozitivisht. Kërkesë e tyre fillestare ka qenë Ligji për paga kurse më vonë dolën me kërkesën tjetër për 100 euro”, janë përgjigjur nga ministria për Infokus.
Kujtojmë që kjo grevë e organizuar ka ardhur si shkak e kërkesës së sindikalistëve për të pasur nga 100 euro mbështetje për të gjithë mësimdhënësit.
Ndryshe nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se grevistëve do të ju ndalet paga për këto ditë që mbahen grevat.
E një gjë të tillë përfaqësuesi i BSPK-së, Rraham Jasharaj ka thënë se greva e tyre është ligjore dhe nuk kanë të drejtë të prekin mësimdhënësit në paga./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shtyhet seanca e “gazit lotsjellës”
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuv...
-
“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës”, Meta mbrohet në Gjykatë
Ndërsa sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta,...
-
BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!
Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrai...
-
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...
-
Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se historikisht, rinia...
-
Limaj prezanton edhe një kandidat për deputet, është një ish-Ministër
Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për de...
-
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të ci...
-
‘Dha 200 mijë euro për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit’, rinia e LDK-së bën kallëzim penal për ministrin Peci dhe deputeten
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli së bashku me kryetari...
-
Djali rrịhet nga disa nxënës, babai i lajmëron në polici
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahu...
-
Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryem...
-
Vendosen posterë me flamurin serb në veri
Në komunat në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera me flamu...
-
Murati thotë se arkat fiskale po bëhen digjitale: Biznesi duhet të ketë vetëm një kompjuter dhe një printer termik
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digj...