Lajme

Jasharaj sërish i pakënaqur, kërkon pagë për punën shtesë të mësimdhënësve

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 24 September 2021

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj sërish i pakënaqur dhe me kërkesa tjera. Duke komentuar vendimin e qeverisë për rifillimin e mësimit nëpër shkolla, kryesidikalisti i mësimdhënësve ka kërkuar paga shtesë për punën shtesë që do të bëhet me mësimin online.

“Nëse kjo bëhet atëherë volume I punës të një pjese të mësimdhënësve do të shtohet dhe është normale qe ne do të kërkojmë nga qeveria që këta mësimdhënës t’i shpërblejë për punën shtesë me mjete shtesë ne page”, tha Jasharaj për Gazeten Infokus.

Pas propozimit të masave kundër covid-19-të, të cilat sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur se shkollat do të hapen më 27 shtator. Në përshkrimin e masave bëhet e ditur se në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës ndërsa në klasa me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe. Lidhur më këtë Rrahman Jasharaj tha se ende nuk është konkretizuar në tërësi por pajtohet me vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

-Advertisement-

“Ende nuk është konkretizuar në tërësi, edhe MASHT-I po pret një vendim të prerë të Qeverisë. Pajtohem që klasa të jetë me 20 nxënës për shkak të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kurse pjesa tjetër me rrotacion qoftë nga një javë ta kenë mësimin online që neve na duket kogja i vështirë për tu realizuar dhe mbase të shkohet në ndarje të klasave të mëdha në grupe”, ka thënë Jasharaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera