Lajme

Jasharaj: Qeveria nuk ka bërë asnjë lëvizje milimetërshe

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 13 September 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për takimin e së martës në mes Këshillit Grevist dhe Kryeministrit Kurti se Qeveria e Kurtit nuk ka bërë asnjë lëvizje milimetërshe.

Një shkollë në komunën e Gjakovës, drejtoresha e të cilës ka bërë të ditur në Debat Plus të RTV Dukagjini se mësimi do të fillojë që nesër, ka bërë që kryetari Jashari të pyetet nëse greva po fillon të përçahet. Jashari ka thënë se sindikata nuk ka mekanizma dënues për vendimet që marrin mësimdhënësit.

“Në Sindikat ka demokraci dhe ne nuk kemi urdhra të prerë. Cilido që e sheh veten se duhet të fillojë mësimi e ka këtë të drejtë dhe ne nuk kemi mjet ndëshkues dhe as mundësi për presione që janë bërë e po bëhen me vizita, e me tendenca që dhe prindërit t’i kemi në shkolla madje edhe t’i cakojnë se cilën lëndë do të japin”, ka thënë Jashari.

-Advertisement-

Deklaratat e të ftuarëve në Debat Plus se Rrahman Jashari nuk është person i PAN-it por i PDK-së kanë nxitur reagimin e Jasharajt përmes një lidhje telefonike direkte në RTV Dukagjini. Jashari ka kërkuar që analistët të përmbahen me deklaratat e tyre ngase në të kundërt, me të njëjtat do të përballen në gjykatë.

“Më 2 prill nuk do të më votonin po të isha njeri i PAN-it apo i PDK-së sepse në SBASHK, ka anëtarsi nga të gjitha parti”, ka bërë të ditur Jasharaj.Kryetari Jasharaj ka deklaruar se përgjatë mbrëmjes të së martës, përkatësisht në orën 20:00 është mbajtur një takim online me kryetarët e niveleve komunale

Përgjatë të martës, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini, Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist ka deklaruar se Kryeministrit Kurti i kishin ofruar një opsion të dytë prej 80 eurosh deri në miratimin e ligjit të pagave e njëherësh, edhe në ndalimin e grevës. Por, sipas tij Kurti nuk kishte lëvizur nga oferta e tij prej 50 eurosh. Lidhur me këtë, kryetari Jashari ka thënë se “me kryeministrin nuk kemi fol shifra”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera